
Sërish si herën e fundit kundër Izraelit dhe të premten mesa duket shteti është ngritur në këmbë, duke marrë masat për ndeshjen e Kombëtares. Jashtë stadiumit do të jenë rreth 1500 forca policore dhe rreth 300 stjuard brënda në stasdium.
Sot kanë mbërritur dhe forcat e shërbimit inteligjent izraelit, për mbarvajtjen e ekipit kombëtar të tyre.
Duhet theksuar se ky tregues, me shumë mundësi mund të ndikojë me praninë e tifozëve në stadium, që pritet të jetë në numër më të ulët nga ç’e kemi parë zakonisht.
Mesa duket po krijohet e njëjta situatë si ndeshjen e zhvilluar për eleminatoret e kampionatit botëror të Rusisë, teksa u ngritën alarme false, madje situata arriti deri aty, aqsa pati ndikim dhe tek lojtarët kuq e zi, duke treguar dhe një paraqitje për t’u atë mbrëmje./Shqipëria.ch/