
Kishte 12 vite në Spanjë për Albaceten, që ky ekip nuk renditej në një prej pozitave që të dërgon në elitën e futbollit spanjoll. Një gjë e tillë ndodhi, falë golit të Rei Manajt, që i dha fitoren skuadrës në takimin e luajtur ndaj Majadahonda.
Tashmë ekipi i Albacetes është shndërruar në ekipin më të mirë të kampionatit, sidomos në fushën e saj. Aktualisht e ndodhur në vendin e dytë, vetëm Granada gjendet më sipër në tabelë nga ekipi i Manajt, që nëse vazhdon në këto pozita deri në fundin e kampionatit, do të luajë në “La Liga” në sezonin e ardhshëm.
Mediat spanjolle janë ato të cilat shprehen se tifozët e Albacetes kanë rënë në dashuri me futbollistin e Shqipërisë, pasi ai shënon gjithmonë në ndeshjet më të rëndësishme. I riu Manaj, që mbyll edhe llogaritë e vjetra të Albacetes, duke i dhuruar festa edhe më të gëzuara në këtë fundvit. /Shqiperia.ch/