You are here
Home > Futboll Bota > Nuk ndodhte më parë te Apoeli, Tramezzani nuk lë lojtarë pa marrë në stërvitje

Nuk ndodhte më parë te Apoeli, Tramezzani nuk lë lojtarë pa marrë në stërvitje

Shkon te Apoeli i Nikosias dhe vendos mënyrën e tij të punës. Të gjithë ata që kanë pasur kontakte me Tramezzanin më parë, dalin gjithmonë në të njëjtin përfundim: “Fillimisht flasim për një njeri të madh, pastaj edhe për një trajner të tillë”.

Në pak ditë, tekniku italian ka arritur të fitojë simpatinë e futbollistëve të tij. Në ditët e fundit, vetë trajneri ka përdorur një taktikë të veçantë në stërvitje. Ai ka thirrur edhe futbollistët e rinjë të skuadrës së Apoelit, duke punuar së bashku me ekipin e parë.

Kjo me të vetmin qellim, që lojtarët e Apoelit të mësohen sa më shumë me frymën e grupit dhe bashkpunimit. Sigurisht, kështu do të ndikohet edhe humori i mirë në grup, ndërsa nga ana tjetër, ky është një motivim shtesë edhe për lojtarët e rinjë. Paolo Tramezzani mendoni për të gjithë, përpara se të jetë një trajner i mirë, është një njeri i madh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top