You are here
Home > Futboll Bota > Nuk ndalet sulmuesi shqiptar me bjellorusët, Elis Bakaj i shënon edhe Rubin Kazanit

Nuk ndalet sulmuesi shqiptar me bjellorusët, Elis Bakaj i shënon edhe Rubin Kazanit

Elis Bakaj është ambientuar në mënyrën më të mirë në Bjellorusi, pas largimit nga Shqipëria. Me ekipin e Shakhtar Soligorskit, sulmuesi shqiptar po arrin formën më të mirë.

Këtë herë ka shënuar sërish në miqësore, në atë humbje me rezultatin 2-1 ndaj Rubin Kazanit. Në total Bakaj ka realizuar  9 gola në 27 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Flasim për një nga sezonet më të mira të këtij sulmuesi, pasi me Kukësin e ka gjetur 12 herë rrjetën duke shkëlqyer e një gjë të tillë po e përsërit në kampionatin bjellorus.

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Bakaj e ka bërë të lehtë realizimin në portën kundërshtare, duke dëshmuar rëndësinë e tij në këtë skuadër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top