
Si çdo fundjavë, edhe këtë herë lojtarët shqiptar do të zbresin në fushat e blerta për të luajtur me skuadrat e tyre respektive. Por këtë herë rolin e protagonistit e humb sulmuesi shqiptari, Fiorin Durmishaj.
Ky i fundit është pjesë e skuadrës greke së Panioniosit, ku këtë sezon po zhvillon një sezon fantasik në këtë ekip. Klubi i tij do të përballet në një transfertë të vështirë përball Olimpiakosit, por pa sulmuesin e tyre kryesor. Shqiptari nuk do mund të luajë në këtë sifidë për shkak të pezullimit të tij, sepse ka plotësuar numrin e kartonave.
Kujtojmë që në merkaton e janarit, Fiorn Durmishaj jshte një ndër dëshirat më të mëdha të klubit të Olimpiakosit, teksa dëshironin me ngulm të kishin shërbimet e lojtarit shqiptar. Gjë kjo që nuk mundi dot të konkretizohej, për shkak se skuadra e Panioniosit nuk dëshiroi ta shiste lojtarin në mesin e sezonit futbollistik. /Shqiperia.ch/