
Grasshopers ka një mbrojtës të ri në formacionin bazë. Për Arlind Ajetin nuk ka qenë e nevojshme pritja e gjatë. Trajneri e ka hedhur në fushë ndaj Luganos fundjavën që shkoi që nga minuta e parë.
Debutim dhe fitore, nuk mund të shkonte më mirë. Për herë të fundit Ajeti kishte luajtur në fund të muajt prill kur ishte pjesë e Krotones. Grasshoper mposhti me rezultatin 2-1 ish-skuadrën e drejtuar nga Tramezani.
Një fitore gati gati e falur për vendasit. Si fillim Lugano shënon në portën e Grasshoper e më pas shkakton autogol. Takimi do të mbyllej edhe me dy penallti të shkaktuara po nga Lugano nga të cilat mjaftoi vetëm njëra për të kaluar më avantazh. Për momentin Grasshoper ndodhet në vendin e parafundit me 10 pikë, po aq sa Lugano e një vendi më sipër. Ajeti do të ketë mjaft punë për të bërë, së bashku me Bujar Likën i cili pret aktivizimin në të majtë. /Shqipëria.ch/