You are here
Home > Kombëtarja > Nuk mund të mbaj më, shpërthen Mavraj: Dikur më quanin hero, trajneri është fatkeqësi njerëzore

Nuk mund të mbaj më, shpërthen Mavraj: Dikur më quanin hero, trajneri është fatkeqësi njerëzore

Nuk mund të mbante më gjatë, pas asaj padrejtësie që i bënë te Hamburgu, Mavraj ka shpërthyer në akuza kundër trajnerit të ekipit gjerman. Ashtu siç rrallëherë jemi mësuar ta shohim, e nëse Mavraj shpërthen në këtë mënyrë, atëherë kjo do të thotë se diçka nuk po shkon.

“Trajneri i Hamburgut, Titz, është një fatkeqësi njerëzore. Te gjithë të tjerët nuk i gjykoj, nuk dua të them më shumë fjalë. Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u morr ndaj meje. Trajneri ka të drejtë të përjashtojë lojtarët, por në rrethanat e duhura.

Ishte diçka që ndodhi si pasojë e gabimeve nga njerëz të ndryshëm në të gjitha nivelet e klubit. Më erdhi keq, pasi pas rënies nga Bundesliga, u bëra shënjestër për disa nga fansat, ndërkohë që harruan se vetëm një vit më parë më cilësoni si hero kur shpëtuam në fund nga rënia. Ndoshta rënia nga kategoria ishte qëllimi i drejtuesve të klubi”, është shprehur Mavraj për “Bild”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top