You are here
Home > Kombëtarja > Nuk mund të jetë e vërtetë! Talenti më i madh shqiptar cilësohej, shfrenon fantazinë me Zagrebin

Nuk mund të jetë e vërtetë! Talenti më i madh shqiptar cilësohej, shfrenon fantazinë me Zagrebin

Sa shumë është harruar ky njeri, por Endri Çekiçi mendon herë pas here me realizimet e tij, që të mos venitet si emër dhe vlerat e tij të dalin sërish në pah.

I rritur në akademinë e Dinamo Zagrebit, nga ky futbollist pritej tmerrësisht shumë. Cilësitë e tij dalloheshin lehtësisht në fushën e blertë, ndërsa mënyra e goditjes së topit, ka qenë gjithmonë për t’u përgëzuar nga ana e mesfushorit. Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për këtë lojtar, që nuk arriti asnjëherë të fitonte besimin e ekipit të parë të Dinamo Zagrebit.

Tashmë, në një ndeshje miqësore, Çekiçi ka shfrenuar fantazinë. Nëpërmjet një video të publikuar në “Instagram” nga vetë futbollisti, mesfushori shqiptar realizon nga një distancë e madhe, duke shtangur portierin kundërshtar me gjuajtjen e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top