
Ermir Lenjani rikthehet te Sioni si një titullar fiks, ndërsa këtë herë ka luajtur nga minuta e parë në shkatërrimin e skuadrës së tij me rezultatin 4-1 ndaj Thunit.
Në asnjë prej golave të pësuar, nuk ishte përgjegjësia e futbollistit të Kombëtares. Paraqitja e Lenjanit ishte pozitive në këtë ndeshje, por futbolli është një lojë grupi dhe futbollisti shqiptar nuk mund të bënte i vetëm diferencën.
Me këtë rezultat, Sioni futet në krizën e thellë të rezultateve dhe mesa duket në këtë sezon do të luftojë për mbijetesën në elitën e futbollit zviceran. /Shqipëria.ch/