You are here
Home > Kombëtarja > Nuk mbarojnë shpikjet me shqiptarët, Basha ia del edhe si mbrojtës: Kam parë edhe më keq!

Nuk mbarojnë shpikjet me shqiptarët, Basha ia del edhe si mbrojtës: Kam parë edhe më keq!

Nuk kanë të përfunduar shpikjet me futbollistët shqiptarë në klubet ku ata bëjnë pjesë në Europë. Megjithatë, që në momentin kur Taulant Xhaka ka luajtur për shumë ndeshje si qendërmbrojtës te Bazeli, gjithçka tjetër mund të justifikohet lehtësisht.

Arisi i Bashës ka marrë një barazim pa gola ndaj Aelit në transfertë. Mesfushori shqiptar është detyruar që gjysmën e lojës, ta luajë jashtë pozicionit të tij. Pas largimit të Velez në minutën e 46, Basha është kthyer në qendrën e mbrojtjes.

Në mënyrë paksa të habitshme, performanca e tij ka qenë më mbreslënëse si qendërmbrojtës. Por për të fituar në këtë takim, Arisin e ka ndalur edhe fusha në kushte të rënduara. Këtë do e pohonte edhe Basha në përfundimin e takimit: “Unë nuk e kam problem të luaj si mbrojtës, e kam bërë edhe më parë. Shkoj kudo ku ka nevojë trajneri. Ajo që duhet të trajtohet është fusha, që ishte një prej atyre me kushteve më të këqija që unë kisha parë. Megjithëse unë kam parë edhe më keq”, ka thënë lojtari shqiptar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top