You are here
Home > Kombëtarja > Nuk lodhet duke tundur rrjetat e kundërshtare, Broja shënon edhe për Chelsea U-23

Nuk lodhet duke tundur rrjetat e kundërshtare, Broja shënon edhe për Chelsea U-23

Armando Broja luan kudo te Chelsea, mjafton një ndeshje e grupmoshave të londinezëve dhe për sulmin e gjejnë zgjidhjen. Në ditën e sotme ishte Chelsea U-23 që luante në kampionat ndaj Blackburnit U-23, ndërsa në ekip gjendej edhe sulmuesi shqiptar.

Por ndryshe nga grupmosha U-18 që e ka vendin të siguruar në formacion si titullar, Broja vuan pak më tepër te Chelsea U-23. Gjithsesi e përbashkëta ekziston se nuk e harron rrjetën. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 56 dhe dhe në minutën e 76 i dha fitoren ekipit të tij që ia doli në shifrat 2-1. E vetmja gjë që tani mungon është një thirrje nga trajneri i parë, Lampard. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top