
Një ndeshje aspak e zakonshme ka qenë ajo e ditës së sotme, ku Hamdi Salihi ka luajtur për 90 minuta të plota. Ekipi i shqiptarit, Nojshtadi, ka humbur në transfertë me rezultatin 2-0 ndaj Wattens.
Por ajo që është paksa e çuditshme në këtë takim, është fakti se janë prodhuar më tepër kartona të kuq në gjithë ndeshjen, sesa gola të shënuar. Në minutën e 33 të takimit, një lojtar nga të dyja ekipet respektive, është ndëshkuar me karton të kuq, pasi e kishin më parë një të verdhë.
E ndërsa ekipi vendas e kishte mbyllur ndeshjen, pasi po fitonte me rezultatin 2-0, këtë herë ishte mesfushori i Nojshtad, Podhorin, që ndëshkohet me të kuq në të njëjtën mënyrë, duke dalë nga fusha e lojës me dy kartonë të verdhë.
Hamdi Salihi ishte shumë pranë ngjitjes në elitën e futbollit austriak me Nojshtadin, në sezonin që sapo lamë pas, por nuk ka mundur dot të kalojë pengesën e fundit. Tashmë, në këtë sezon të ri, sulmuesi shqiptar do të kërkojë t’ia dalë në misionin e tij. /Shqipëria.ch/