You are here
Home > Kombëtarja > Nuk kursehen në Greqi, kapiteni i Aris sulmon Mavrajn: Nuk donte të luante për asgjë!

Nuk kursehen në Greqi, kapiteni i Aris sulmon Mavrajn: Nuk donte të luante për asgjë!

Një aventurë zhgënjyese ishte ajo e Mërgim Mavrajt në Greqi me ekipin e Arisit. Mbrojtësi shqiptar nuk arriti për asnjë moment që të gjente nivelin e tij në kampionatin grek. Së fundmi, është i kapiteni i Arisit që sulmon lojtarin shqiptar.

Sipas mbrojtësit Delisis, Mavraj nuk ka dashur të dhurojë asgjë për fanellën e ekipit grek. Të paktën këto ishin fjalët e thëna për mediat greke. “Mavraj ishte një lojtar që nuk kishte nxitjen për të dhënë nga vetja e tij. Pra nuk dëshironte të luante. Ne duhet të marrim lojtarë që kërkojnë për më të mirën. Nuk duhet të shohim një lojtar sesi ka qënë shumë vite më parë, por si është tani”, ka thënë Delisis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top