
Elseid Hysaj është zgjedhur të bëj kontrollin antidoping nga UEFA, sa i përket përballjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Islandës e përfunduar 4-2. Mbrojtësi i Napolit ishte një nga më të mirët në fushë, duke kaluar sa mbrojtja në sulm.
Kjo ka shtyrë edhe organizmin më të lartë që të bëj një kontroll më të hollësishëm te Hysaj, megjithëse në kohët e fundit është kthyer edhe në rutinë. Ndërkohë që vetëm para pak ditësh, do të ishte Vedat Muriqi që do të bënte një kontroll të ngjashëm në përfundim të ndeshjes me Çekinë.