You are here
Home > Kombëtarja > “Nuk keni kohë të prisni”, Vata apel gjermanëve për Kumbullën: Dortmundi të japë ofertën

“Nuk keni kohë të prisni”, Vata apel gjermanëve për Kumbullën: Dortmundi të japë ofertën

Legjenda e njohur e Kombëtares së Shqipërisë, Fatmir Vata, rikthehet në kryeqendër të vëmendjes së mediave gjermane. Këtë herë për të folur mbi një temë shumë të nxehtë. Bëhet fjalë për talentin e ri të Kombëtares, Marash Kumbullën, që po tërheq pas vetes klubet më të mira të Europës.

Së fundmi është edhe Dortmundi në garë për ta marrë në ekip. Pikërisht për këtë arsye, media shumë e njohur në Gjermani, “Sport Buzzer”, ka pyetur më tepër Vatën për të njohur cilësitë e Kumbullës.

“Dortmundi do t’i përshtatej më së miri. Kalimi te kjo skuadër do të ishte hapi i duhur i karrierës. Kumbulla do të kishte shanse më të mira përshembull te Dortmundi, sesa te Manchester Junajtid. Ju duhet t’i dërgoni menjëherë ofertën, nuk keni kohë të prisni. Ai lojtar është i fortë në dyluftime, mund të përdoret në mënyra të ndryshme dhe është i rrezikshëm për goditjet standarte.

Gjermania është vendi perfekt për lojtarët shqiptarë. Unë këtu flas edhe për Ervin Skelën apo Altin Lalën që janë ndierë shumë mirë këtu. Marashin e pret një karrierë e madhe dhe duhet të vazhdojë në Bundesliga”, tha Fatmir Vata.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top