You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nuk kam kohë të rris fëmijët! Periudha “e çmendur” e gjetjes së Panuçit, rikthehet nga erdhi në Rumani

Nuk kam kohë të rris fëmijët! Periudha “e çmendur” e gjetjes së Panuçit, rikthehet nga erdhi në Rumani

Eleminimi i Steauës së Bukureshtit nga Rapidi i Vjenës në play-off të “Europa League”, i kushtoi shumë shtrenjtë mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka.

Menjëherë pas eliminimit, presidenti i Steauas, Gigi Bicali ka marrë vendimin për Qakën, duke thënë se “nuk kishte kohë të rriste fëmijët”.

Me gjithë transferimin që u krye me bujë nga gjetja e Panuçit, mesfushori nuk arriti të bindte në klubin e tij të ri, duke u larguar në formë huazimi tek Poli Iasi, në klubin prej nga erdhi përpara pak kohësh.

Një vendim i menjëhershëm i një presidenti paksa “të çmendur”, kundrejt futbollistit shqiptar, pasi do të ishte vetë Becali që afroi Qakën te Steaua. Tashmë mbetet vetëm të presim që Qaka të rikthehet në nivelet e larta, pasi aftësitë e tij kur luante me Poli Iasin, kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shumë klube europiane. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top