
Azdren Llullaku nuk di të ndalet në Rumani, teksa këtë herë ka shënuar sërish me ekipin e Astras. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të Astras ndaj Craiovas, me këtë të fundit që ndodhet në vendin e tretë.
Goli i parë do të vinte nga sulmuesi shqiptar, që po tregon vazhdimësi me ekipin rumun. Mbetet ende të shihet nëse do të ketë një vend për të në listën e Panuçit. Një gjë e tillë ka munguar në kohët e fundit, ndërsa dëshira e lojtarit është që të bashkohet sa më herët me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/