
Mërgim Mavraj pritet të jetë titullar në fundavë me ekipin grek Arisin e Selanikunt. Legjionari i Kombëtares tonë, arriti dëbutojë me klubin grek në derbin kundër Paokut, ku zhvilloi një paraqitje të mire. Pas ndeshjes ai pati probleme shëndetësore dhe kjo e detyroi lojtarin të qëndronte jashtë fushës për një ndeshje.
Ditën e shtunë qëndërmborjtësi rikthehet në fushën e blertë kundër skuadrës së Panionios, në të cilën aktivizohet Enea Mihaj. Sipas informacioneve të fundit, legjionari është në formën e tij më të mirë dhe e ka kaluar problemin shëndetësor që pati. Ai gjithashtu do të ketë dhe një njohje të vjetër tek ekipi i tij kur të zbresë në fushë, siç është mesfushori tjeter kuqezi , Migjen Basha, i cili ky i fundit është titullar i padiskutueshëm tek ekipi i Arisit.
Skuadra e Arisit gjendet në vendin e katërt me 12 pikë, vetëm një pikë nga vendi i parë që mbahet nga skuadra tjetër e Selanikut, Paok. Lojtarët tanë po kthehen në formën e tyre më të mirë dhe të gatshëm për sifidat e rradhës për Kombëtaren. /Shqipëria.ch/