
UEFA i ka ndarë vazot për turin e parë kualifikues të Champions League, me shortin që do të hidhet në ditën e nesërme në orën 14:30. Fatmirësisht nuk rrezikohet një përballje mes shqiptarëve, ashtu siç edhe raportua me herët.
Kështu Partizani nuk do të ketë mundësinë për t’u ndeshur me Shkëndijën e Tetovës. Kundërshtari më i vështirë për kampionët e Superiores është Celtic, pa harruar edhe Karabakun. Ndërsa sa i përket Shkëndijës, përballja më e vështirë duket ajo me Fenervarosh. /Shqiperia.ch/