You are here
Home > Kombëtarja > Nuk ka dyshime për Zhegrovën, pas Panuçit është Genku që e fshin nga lista

Nuk ka dyshime për Zhegrovën, pas Panuçit është Genku që e fshin nga lista

“Nuk ka b…. për Kombëtare ky lojtar”, do të shprehej Panuçi, për futbollistin që ishte më i dëgjuari asokohe, Edon Zhegrova.

Talenti dhe aftësia e madhe që ky njeri zotëron, nuk është një temë diskutimi, pasi vihet re lehtësisht në fushën e lojës. Megjithatë talenti nuk është gjithçka. Duket si një shprehje aq shumë e konsumuar, por faktikisht është edhe një e vërtetë e madhe. Një futbollist i mirë dhe që arrin majat, është ai që punon gjithmonë dhe që arrin të menaxhojë veten në mënyrën më të mirë të mundshme, Zhegrova është i një tjetër natyre.

Pas zgjodhi vazhdimësinë me “dardanët”, kjo çështje u la në harresë disi, duke u mbyllur për pak kohë. Një tjetër hapet, pasi këtë herë është Genku që e fshin nga lista talentin shqiptar. Pasi e la jashtë skuadrës në “Europa League”, ekipi belg e përsërit të njëjtën gjë edhe në kampionat, Zhegrova ka telashe. Genku po arrin të fitojë me rezultatin 2-5 në transfertë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top