
Esat Mala ishte njeriu që mbylli dhe vuri vulën e një derbi aq shumë të ndezur në Shqipëri, mes Partizanit dhe Tiranës. Pas një krosimi të Asanit nga krahu i djathtë, do të ishte Mala ai që do të dërgonte topin në rrjetë.
Fillimisht ka pasur disa dyshime për zgjedhjet e këtij mesfushori, nëse do të zgjidhte Shqipërinë apo Kosovën, por këto enigma janë shuar, pasi vetë futbollisti ka bërë publike për “Supersport” zgjedhjet e tij, në përfundimin e derbit.
“Qëllimi është Kombëtarja A, megjithatë jam duke pritur fillimisht ftesën e Alban Bushit, për të mbërritur tek Shpresat”, ka thënë Esat Mala. /Shqipëria.ch/