
“Nuk ka by… për Kombëtare”, ishte kjo deklarata që shkaktoi jo pak polemika nga ana e Panuçit. Tekniku italian i drejtohej në këtë mënyrë talentit që zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës, Edon Zhegrovës.
Genku e kishte gjithmonë në plan të parë dhe vëmendje kryesore këtë futbollist, që shpeshherë nxirrte perla nga reportori i tij, në ndeshjet që zhvillonte me ekipin belg. Por situata ka ndryshuar disi. Futbollisti shqiptar është aktivizuar vetëm në 3 takimet nga 7 që Genku ka zhvilluar në kampionatin belg.
Krisja që futbollisti ka pësuar me trajnerin e tij, ka bërë që klubi t’i tregojë derën Zhegrovës edhe për ndeshjen në “Europa League”. Në takimin që sot Genku do të zhvillojë në shtëpi ndaj Malmos, Edon Zhegrova nuk është në listën e futbollistëve të grumbulluar. Mesa duket, Panuçi nuk ishte i vetmi… /Shqipëria.ch/