Ditën e djeshme ekipi italian i Juventusit u ndesh me skuadrën e Valencias për grupet e “Champions League”. Një sfidë kjo ndonëse në letër që konsiderohej disi e lehtë, por që ka kaluar me shumë polemika për kartonin e kuq të marrë nga Cristiano Ronaldo.
Në atë moment i gjithë ekipi i Juventusit shokohet dhe për disa minuta humbi edhe fillin e lojës, megjithëse rezultati përfundimtar ishte një histori më vete. Emre Can, lojtari bardhezi, për të inkurajuar shokët e ekipit, u shpreh: “Nuk jemi femra, le të luajmë futboll”. Një deklaratë e tillë që sot është komentuar nga mediat ndërkombëtare si dallime gjinore (seksizëm).
Gjermani menjëherë pas këtyre akuzave ka dalë në një prononcim për mediat duke i hedhur poshtë të gjitha duke thënë: “ Nuk doja të ofendoja askënd. Çdokush që më njeh mua, e di se sa i respektojë unë femrat dhe sa besojë tek aftësitë e tyre. Nuk doja të ofendoja askënd me ato fjalë”, përfundoi mesfusori gjerman Emre Can./Shqipëria.ch/