You are here
Home > Futboll Bota > “Nuk jam pjellë e të tjerëve, me mua ishin për turp”! Panuçi dhe “sheqeri i munguar” për shqiptarët

“Nuk jam pjellë e të tjerëve, me mua ishin për turp”! Panuçi dhe “sheqeri i munguar” për shqiptarët

Trajneri aktual i Kombëtares njihet si një prej atyre lojtarëve më gjaknxehtë të kohëve të mëparshme, teksa shpeshherë disa prej nesh e kanë patur fatin edhe ta shohin duke iu kundërvënë kundërshtarëve apo edhe arbitrave. Panuçi është nga ato karakteret që nuk bien dakort me të padrejtën, por gjithmonë ka punuar dhe luftuar për atë ç’ka është e duhura sipas tij, edhe nëse i është dashur të sakrifikojë gjëra të çmuara.

Mjaftojmë të kujtojmë kohën kur ai ishte trajneri i dytë tek Rusia, gjatë kohës që këta të fundit i drejtonte Fabio Kapelo ku bën një punë të mirë me kombëtaren ruse. Megjithëse Fabio u tërhoq nga kjo Kombëtare, Panuçi shpeshherë iu kundërvu atij, madje dhe shpeshherë ia ka thënë në sy gjërat që nuk i kanë pëlqyer tek Kapelo. Në një konferencë për shtyp në atë kohë, trajneri aktual i Shqipërisë shprehej:

“Pas Botërorit në Brazil, shpesh më premtonin që do ta zgjasnin kontratën me mua, por gjithçka mbeti vetëm një fjalë. Fillimisht punova pa një marrëveshje, por edhe durimi është i lodhshëm. Për hir të asaj pune, hodha poshtë të gjithë propozimet që kisha në atë kohë. Unë i jam mirënjohës Kapelos që më dha mundësinë të punoja me të, por ai u soll për turp ndaj meje dhe të gjithë stafit italian. Unë jam i gatshëm t’ia them edhe në fytyrë. Një trajner i madh, duhet ta mbrojë stafin e tij”, përfundonte Panuçi.

Një moment tjetër që duhet të vendosim në dukje për trajnerin e Kombëtares, është rasti ku ai u emërua drejtor teknik tek skuadra e Palermos, ndërsa edhe i ishte premtuar që në një të ardhme të afërt, do të ishte edhe trajneri i kësaj skuadre. Aventura e tij nuk zgjati më shumë se dy muaj, teksa menjëherë dha dorheqen nga posti i drejtorit teknik. Ai u shpreh se askush nuk mund të përfitojë në kurriz të tij dhe nuk ishte “pjellë” e askujt tjetër.

“Unë nuk dua të jem pjellë e dikujt tjetër që bën gjithçka për para dhe nuk bën asgjë. Unë nuk dua të marrë lojtarë prapa shpinës time. Në Palermo, nuk u tregua ndonjëherë respekt për pozicionin tim në atë klub”, shprehej trajneri aktual i kuqezinjve.

Ky karakter aspak “sheqer” i italianit, i ka kushtuar shumë shqiptarëve e mediave në veçanti, të cilat ishin të mësuara shpeshherë me diplomacinë e tepruar. Megjithatë, këtë herë nuk funksionon kështu. E më ironikja është fakti kur disa media ngrenë hije dyshimi për atë që mund të ndodh prapa perdeve të Kombëtares, duke harruar faktin që trajneri ynë nisur nga historia, është i pari që nuk duron dot për të nxjerrë gjithçka në dritë.

Shpeshherë e kanë etiketuar si arrogant edhe mosmirnjohës në Shqipëri, por mos vallë etiketohet i tillë trajneri sepse e vërteta shpeshherë dhemb? /Rexhino Begolli-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top