You are here
Home > Kombëtarja > Nuk ishte rastësi, Strakosha flet për penalltinë që eliminoi Interin: E dija se ku do e gjuante Naingolan!

Nuk ishte rastësi, Strakosha flet për penalltinë që eliminoi Interin: E dija se ku do e gjuante Naingolan!

Lacio kaloi më tej në Kupën e Italisë, ndërsa mundi Interin në ruletën ruse. Pas barazimit 0-0 për 90 minuta dhe atij 1-1 për 120 të tilla, do të ishin lacialët që do të kualifikoheshin më tej.

Në fundin e takimit rolin e heroit e mori Strakosha, pasi priti dy penallti. Vendimtare do të ishte ajo ndaj Naingolanit, ndërsa zgjedhja e portierit shqiptar për të qendruar në qendër, do të rezultonte shpëtimtare.

Gjatë një interviste në përfundimin e ndeshjes, Strakosha do të shprehet se penalltia e pritur ndaj mesfushorit të Interit nuk ishte një rastësi, pasi e kishte parandierë ekzekutimin e tij.

“Penalltia e Naingolanit? Unë e ndieva se ai do e dërgontë në qendër atë. Megjithatë ishte skuadra që luajti shumë mirë dhe e meritoi gjysmëfinalen. Herën e fundit vuajtëm një humbje të pamerituar në kampionat, ndërsa unë mendoj se mund të bëjmë mirë në të gjithë kompeticionet. Me Interit e treguam se nuk jemi të frikësuar”, u shpreh Strakosha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top