You are here
Home > Kombëtarja > Nuk ishte rastësi! Goli në 10 sekondat e para, Ermir Lenjani e pohon: Na e këshilloi trajneri!

Nuk ishte rastësi! Goli në 10 sekondat e para, Ermir Lenjani e pohon: Na e këshilloi trajneri!

Ermir Lenjani ka shënuar historinë e këtij sezoni në Zvicër gjatë ditës së djeshme, në atë barazim të Sionit ndaj Luzernit me rezultatin 2-2. Shansi i parë erdhi në sekondën e 10 të takimit dhe lojtari i Kombëtares arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

E gjitha duket si një rastësi e bukur, por në fakt nuk ishte edhe aq. Trajneri i Sionit, Murat Yakin, ia kishte kërkuar skuadrës përpara ndeshjes krijimin e një rasti të tillë. “Trajneri na tha që ta godisnim topin menjëherë drejt sulmit sapo e nisëm ndeshjen”, u shpreh Ermir Lenjani pas ndeshjes.  Ashtu edhe ndodhi, teksa pas një topi të gjatë nga fusha e Sionit, do të vinte edhe goli i Lenjanit. Sigurisht, një realizim në atë sekondë të ndeshjes kërkon edhe fatin më vete, që këtë herë i buzëqeshi lojtarit të Sionit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top