You are here
Home > Kombëtarja > Nuk i përfituan dot pijet falas prej tij, por Shqipëria fitoj një…Myrto Uzuni!

Nuk i përfituan dot pijet falas prej tij, por Shqipëria fitoj një…Myrto Uzuni!

“Nëse Myrto Uzuni shënon, atëherë ka një pije falas”, ishte kjo oferta e bërë në Berat, në lokalin e drejtuar nga ana e babait të këtij futbollisti premtues, Artan Uzuni. Sigurisht, Myrto nuk arriti të shënonte dhe askush nuk mund të përfitonte nga kjo ofertë, por Shqipëria mori diçka më të madhe, vetë futbollistin.

Duhej të ishte debutimi i këtij njeriu në një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë, ndërsa ishte për herë të parë nga fillimi në fushën e lojës, megjithatë nuk dukej të ishte kështu. Myrto Uzuni ishte i vetmi lojtar që e kishte të qartë se për çfarë gjendej në fushën e lojës dhe në aksionet sulmuese, duke mos gabuar thuajse asnjë top të vetëm.

Në krahun e tij kundërshtarët e kishin të vështirë ta ndalnin, aqsa u detyruan në pjesën e dytë, për ta dubuluar në krahë me një tjetër mbrojtës. Më parë të gjithë kur dëmtohej Odise Roshi të gjithë vendosnim duart në kokë, pasi nuk ishte një tjetër zëvenduësues dinjitoz i këtij futbollisti, por pas paraqitjes së Myrto Uzunit, Shqipëria e ka gjetur zëvendësuesin ideal. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top