Ekipet më të mira në Holandë kanë vetëm një dëshirë, të transferojnë Donis Avdijajn. Mesfushori shqiptar kërkohet nga Psv dhe Ajaks, skuadrat gjigante europiane të cilat duelojnë mes njëra-tjetërs, për të transferuar “mister 50-milonëshin”.
Themi kështu, sepse klauzola kur të gjithë flisnin për Avdijajn, ndërsa ai luante me Shalken ishte e tillë. Një periudhë e kaluar mes shumë luhatjeve dhe tashmë futbollisti i rikthehet niveleve më të larta. Këtë herë Avdijaj ka arritur të shënojë ndaj Bredas, ndërsa ky është realizimi i katërt në këtë sezon, duke bërë që futbollisti i Kosovës të avancojë më shumë vende në listën e golashënuesve.
Të gjithë po flasin për të dhe interesimi i tyre po justifikohet në mënyrën më të mirë, jo më kot ka interesimin e më të mirëve në Holandë. /Shqiperia.ch/