You are here
Home > Kombëtarja > Nuk falin në ndeshjet e Kupës, pas Balajt shënon edhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë

Nuk falin në ndeshjet e Kupës, pas Balajt shënon edhe sulmuesi tjetër i Shqipërisë

Në kampionat nuk po kalojnë një formë të mirë, por sulmuesit e Shqipërisë tregohen produktiv në ndeshjet e Kupës.

Fillimisht do të ishte Bekim Balaj që do të gjente rrugën e rrjetës, pas 1 viti mungese, duke shënuar nga pika e bardhë për Akhmatin, e duke kaluar më tej falë “ruletës ruse”. Tashmë ishte radha e Sidrit Gurit që të gjejë rrugën e rrjetës, duke ia dalë në transfertë nga Hogstraten.

Futbollisti shqiptar do të gjente golin e parë të takimit, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-3. Guri konsiderohej si një futbollist titullar nga ana e Ostendes, por në kohët e fundit, e ka humbur besimin e trajnerit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top