You are here
Home > Futboll Bota > Nuk është vetëm Muslija! Talenti i Shqipërisë i detyruar të humbasë kundër gjigandëve të Bajernit

Nuk është vetëm Muslija! Talenti i Shqipërisë i detyruar të humbasë kundër gjigandëve të Bajernit

Nuk është vetëm Muslija i Hannoverit, talenti shqiptar më në zë në Bundesligë. Pavarësisht se ndodhet në formë më të mirë dhe ka realizuar në portat kundërshtare, nga krahu tjetër kemi edhe mesfushorin e Wolfsburgit, 20-vjeçarin Rexhbecaj nga i cili pritet shumë.

Trajneri po i jep jo pak besim futbollistit të lindur në Gjonaj të Prizrenit, ndërsa ai duhet që gjithmonë e më shumë të bind trajnerin dhe të justifikojë besimin e tij. Në ditën e sotme, Wolfsburgu do të luajë ndaj gjigandëve bavarez, kundër Bajernit.

E detyruar është fitorja për këta të fundit, të cilët nuk e kanë një tjetër zgjidhje, pas gjithë atyre humbjeve të pësuara rradhazi. Disa minuta projektohen në këtë takim edhe për Rexhbecajn, sigurisht, duke parë edhe rrjedhën e lojës nëse shqiptari nuk do të preferohet si titullar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top