
Trajneri i Panathinajkosit, Dionis, është në vështirsi, për shkak të mungesave të shumta që ka në këtë javë. Pas Ergys Kaçes, Pnathinajkosit i demtohet dhe suedezi Matthew Johanson.
Ajo çka është për t’u theksuar është se Panathinajkosi, është skuadra më e re në moshë për formacionit titullar, me një mesatare 23 vjeç. Trajneri i tyre po ndjek një politikë brënda klubit, ku edhe pse ka lojtarë cilësor dhe me shumë eksperiencë në kampionatin grek, Dionis praktikon dhe dëshiron një ekpi në fushën e lojës me lojtarë të rinj, premtues dhe rezultativ.
Duket se ka patur të drejtë, pasi në 4 javët e para, ekipi i tij ka marrë 4 fitore shumë të rëndësishme. Klubi i Ergys Kaçes do të luajë ditën e nesërme në orën 18:00, kundër ekipit të Janinës për ndeshjen e javës së 5të të kampionatit grek. Ekipi i kryeqytetit të Athinës, Panathinajkos, gjendet në vendin e 6, me 6 pikë, por duhet theksuar se këtë sezon e nisën kapionatin grek me një penalizim prej -6 pikësh. /Shqipëria.ch/