You are here
Home > Futboll Bota > Nuk është shaka, babagjyshi ekziston! I mungonte që në gusht, Atdhe Nuhiu gjen rrjetën (VIDEO)

Nuk është shaka, babagjyshi ekziston! I mungonte që në gusht, Atdhe Nuhiu gjen rrjetën (VIDEO)

Atdhe Nuhiu ishte kthyer në lojtarin që tifozët anglezë ironizonin më shumë, duke e tepruar shpeshherë me notat e tyre të humorit. Megjithatë e kuptueshme, pasi të dhënat të jepnin të gjithë të drejtën për të kritikuar sulmuesin shqiptar.

Në gjithë këto javë kampionat të luajtura në “Championship”, 25 të tilla, Nuhiu nuk e ndiente shijen e golit. Në fakt, e kishte provuar disi gabimisht në ndeshjen e parë të sezonit, që daton në mesin e gushtit, e që në atë kohë është harruar.

Pritja mori fund, ndoshta në këto kohë Krishtlindjesh, gjithçka merr një atmosferë tjetër. Një transformim ka ardhur edhe te Nuhiu, që ka gjetur rrugën e rrjetës, teksa skuadra e tij, Sheffield Wendsay po fiton ndaj West Bromit me rezultatin 0-1. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i tifozëve anglezë në “Twitter”, të cilët nuk mund të qëndrojnë pa ironizuar me gjetjen e golit të këtij futbollisti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top