You are here
Home > Kombëtarja > Nuk është normal! Të gjithë duart në kokë, ajo që realizon Muslija është fantazi (VIDEO)

Nuk është normal! Të gjithë duart në kokë, ajo që realizon Muslija është fantazi (VIDEO)

Talenti shqiptar, Florent Muslija nuk ka të ndalur së shënuari nëpërmjet kryeveprave. Pasi i magjepsi të gjithë duke shënuar nga goditja e dënimit në takimin ndaj Gjermanisë U-20 dhe Zvicrës U-20, këtë herë ka realizuar golin e dytë me fanellën e Hannoverit.

Një goditje fantastike nga goditja e dënimit, i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa nga një distancë thuajse e pamundur, Muslija e ka dërguar topin në rrjetë. Askush nuk i beson syve, por për futbollistin shqiptar këto janë gola mëse të zakonshëm.

Florent Muslija është padyshim talenti shqiptar më premtues në Bundesligë, ndërsa ka fituar edhe besimin e verbër të trajnerit te Hanoveri. Lojtari është ende në kohë për të bërë një tjetër zgjedhje të përfaqësueses, pasi ka luajtur vetëm me të rinjtë e Gjermanisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top