Rangersi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 në ditën e sotme, në takimin që ka zhvilluar në shtëpi ndaj Dundes. Gjatë ditës së sotme ka debutuar edhe futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda.
Trajneri Gerrard i ka besuar një vend në formacion si zëvendësues, megjithëse Grezda është ende jashtës formës së tij më të mirë. Menjëherë pas fundit të takimit, legjenda e klubit anglez dhe trajneri i Rangersit, ka thënë se mesfushori shqiptar ende nuk është në nivelin e duhur, ndërsa ka shumë për të përmirësuar që të përshtatet me filozofin e tij të lojës.
“Si fillim unë jam shumë i gëzuar, që Grezda është gati për të luajtur për ne. Ai është një lojtar vërtet shumë i mirë. Gjithsesi më duhet të them se Grezda ende nuk është në formën e tij më të mirë, ai është vetëm në 75% e tij.
Ai ka ende për të mësuar dhe për të ofruar tek ne, më saktësisht se ku duhet të marri topin dhe se kur duhet ta japë atë. Gjithashtu Grezda duhet të kuptojë se kur është momenti për të dalë nga pozicioni që unë i caktojë në fushë.
Duhet të ketë më shumë lëvizje nga ana e tij, të jetë më i shkathët dhe të kryej detyrat që unë i caktoj. Më duhet ta komplimentoj Grezdën, por kërkon kohë edhe ambientimi i tij”, ka thënë Gerrard. /Shqipëria.ch/