You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e quajnë një më shumë! Barcelona dorëzon provat për të shpëtuar Rei Manajn

Nuk e quajnë një më shumë! Barcelona dorëzon provat për të shpëtuar Rei Manajn

Rei Manaj ka qenë protagonist në takimin e fundit të tij me Barcelona B, ku arriti që të shënonte golin e parë me ekipin nga pika e bardhë e penalltisë. Por gjërat nuk do të shkonin edhe aq mirë për sulmuesin shqiptar kur pa arbitrin që t’i tregonte kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së parë. Megjithatë klubi katalanas nuk është në të njëjtin mendim me ghyqtarin për sa i përket kartonave të dhënë dhe për këtë arsye ka vendosur të tregojë të kundërtën.

Barcelona ka paraqitur në Komitetin e Garave prova materiale me video që tregojnë se kontakti i Manajt me kundërshtarin ka qenë i pavullnetshëm duke mos e merituar kështu daljen nga loja për shkak kartonësh. Ndërkohë arbitri kryesor kishte paraqitur si arsye për të dy kartonët e nxjerrë në drejtim të Manajt: “Goditje e pakujdesshme me bërryl në fytyrën e kundërshtari në luftë për të zotëruar topin”. Por Barcelona nga ana tjetër pretendon të kundërtën dhe këtë kërkon ta dëshmojë nëpërmjet video, teksa sipas tyre i verdhi i dytë është ai që ka më tepër shanse për tu tërhequr. Gjithsesi provat material do të vlerësohen nga Komiteti i Garave dhe do të jetë pikërisht ky i fundit që do të japë një vendim përfundimtar kësaj çështjeje.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top