You are here
Home > Kombëtarja U-17 > Nuk e preferon “ashensorin e zhurmshëm” në Gjermani, Hajrulla e kërkon ndryshe suksesin

Nuk e preferon “ashensorin e zhurmshëm” në Gjermani, Hajrulla e kërkon ndryshe suksesin

Në pjesën më të madhe të rasteve, jemi mësuar të shkruhet e flitet për futbollistët e afirmuar, ose për ata lojtarë shqiptarë që papritur gjenden mes klubeve të njohura europiane. Shumë varet prej cilësisë dhe aftësisë që dikush zotëron, por ndonjëherë është edhe çështje e mbështetjes së madhe që vjen nga pas.

Ka edhe raste si ai i Romario Hajrullaj, futbollistit që luan në Gjermani, që suksesin kërkon ta arrijë shkallë-shkallë. Aktualisht është pjesë e skuadrës së Meuselwitz, një skuadër pak e dëgjuar në kampionatin gjerman. Më parë sulmuesi shqiptar ka qenë në ligën e 5 të Gjermanisë, ndërsa tani ndodhet në ligën e 4 dhe është duke shkëlqyer edhe aty.

Në verë është thuajse e sigurtë që Hajrullaj do të ngjitet në kategorinë e tretë të kampionatit gjerman me nivelin që po tregon, duke shpresuar edhe për një kalim më lartë në karrierën e tij. Nëse gjërat do të ecin në mënyrën më të mirë dhe në këto ritme, futbollisti 20-vjeçar do të gjendet pas një periudhe jo shumë të largët, edhe mes të mirëve në Gjermani. Sulmuesi në fjalë ka luajtur gjithashtu edhe me të rinjtë e Shqipërisë, U-17 dhe U-19, ndërsa po kërkon një tjetër rrugë për të ngjitur në futboll, duke përdorur shkallët e qeta dhe jo ashensorin e zhurmshëm ku të gjithë gjenden… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top