
Rubin Hebaj e ka marrë përfundimisht vendimin për t’u larguar nga ekipi i Domzhales. Me hapin e madh të hedhur në karrierë, talenti i Shqipërisë nuk arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë, pasi edhe hapësirat për të kanë qënë të pakëta.
Për të mbërritur te ai rikthim në Superiore, ku do e ndihmonte skuadrën e Partizanit për të fituar titullin kampion. Sipas asaj që raporton “Newsport”, tani është vetë lojtari që është kthyer në Slloveni, për të përfunduar gjithçka me Domzhalen, që nuk i siguroi një vend të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.
Hebaj nuk mund të pranoj teorinë e “gomës rezervë”, prandaj ka mbërritur në Shqipëri për të shqyrtuar ofertat që në drejtim të tij janë të shumta, duke parë potencialin që zotëron dhe moshën 20-vjeçare. /Shqiperia.ch/