You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e ndal askush në miqësore, Bekim Balaj po shënon në çdo 2 ndeshje

Nuk e ndal askush në miqësore, Bekim Balaj po shënon në çdo 2 ndeshje

Bekim Balaj vazhdon të shënojë në miqësoret e zhvilluara me Akhmat Gronzyn. Këtë skuadra ruse ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos së Minskut. Goli i parë në këtë takim, ka ardhur nga ana e sulmuesit shqiptar.

Ky ishte goli i tretë i realizuar nga shkodrani, në gjashtë takimet e zhvilluara së fundmi me rusët. Këto janë përgatitjet në prag të vazhdimit të kampionatit, atje ku statistikat nuk flasin shumë në favor të Balajt.

Gjithsesi gjetja e rrjetës në këtë mënyrë, është sinjal i mirë edhe për Panuçin, që t’i shtohen zgjedhjet para takimit me Turqinë. Megjithëse Balaj nuk ka bindur shumë me Kombëtaren në takimet e fundit, nuk duhet harruar që është gjithmonë një “bekim” për ndeshjet e para. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top