
Shoku i skuadrës së Elseid Hysajt, Kulibali, ka bërë një rrëfim për “Players Tribune”, atje ku e nxjerr trajnerin Sari si ç’njerëzor. Tekniku italian nuk e ka lënë qendër mbrojtësin që të gjendej as pranë djalit në lindje për shumë kohë, pasi e kërkonte me çdo kusht, për ta mbajtur në stol.
Qesharake e gjithë kjo situatë, por ka ndodhur realisht te skuadra e Napolit, atëherë kur në drejtim ishte Sari. “Më hodhi një vështrim dhe më tha se nuk duhej të shkoja për të parë djalin pas lindjes. Kam nevojë për ty në këtë ndeshje, nuk mund të na largohesh.
Ia thashë se nuk më interesonte, pasi duhej të shkoja me patjetër. Ishte i stresuar, nisi të pinte cigare, pinte dhe vazhdonte të pinte pafundësisht duke menduar. “Në rregull, në rregull, mund të shkosh, por duhet të vish menjëherë për ndeshjen”.
Ashtu veprova dhe u bëra gati për të luajtur, kur Sari vjen në dhomat e zhveshjes dhe atje unë nuk gjendesha në formacion. Numri im nuk është i thashë, mos po tallesh me mua? “Edhe çfarë? Ky është vendimi im”, ishte përgjigja që mori Kulibali nga trajneri që tashmë ka marrë drejtimin e Juventusit. /Shqiperia.ch/