You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e kisha një si ai! Panuçi ka gati Uzunin, ndaj Jordanisë pritet starti i shumëpritur

Nuk e kisha një si ai! Panuçi ka gati Uzunin, ndaj Jordanisë pritet starti i shumëpritur

Në konferencën e djeshme për shtyp Panuçi u tregua mjaft i qartë për sa i përket lojtarëve. “Do të luajnë ata që e duan Kombëtaren e jo ata që vijnë me detyrim se i thërras unë”- ka qenë kjo fraza goditëse e trajnerit italian, duke lëshuar ultimatumin e fundit në prag të ndeshjeve të tetorit. Panuçi kërkoi lojtarë me gjak, me fizikë të fortë, dhe që e dinë peshën e Kombëtares. Një prej tyre e ka gati, ose të paktën më i dukshmi. Myrto Uznini!

Sulmesi berates priti gjatë që telefoni i tij të merrte thirrjen e Panuçit. Qendroi kokëulur dhe ka qenë lojtari i paë që ka mbërritur në Shqipëri. Në konferencën për shtyp Panuçi u shpreh se nuk e kishte më parë një si Uzuni. Pesë paraqitjet e fundit me Lokomotivën e “detyruan” trajnerin të lirojë një vend edhe për 23 vjeçarin.

Ndaj Jordanisë Uzuni duket se e ka vendin titullar dhe debutimin e shumëpritur. Grezda ka treguar luhatje duke mos pasur aktivizimin e duhur, Roshi i dëmtuar dhe Gavazaj në të njejtat kushte me Grezdën. Kështu anija e shpëtimit mbetet vetëm nga këmbët e Uzunit. Sulmuesi ka një formë fizike të admirueshme, loja e tij ka qenë krijuese që nga mesfusha si dhe nuk kanë munguar asistet e shumtë dhe goli i parë deri më tani. Uzuni është i duhuri. Në kohën e duhur dhe në pozicionin ku Panuçi ka më tepër nevojë./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top