You are here
Home > Futboll Bota > Nuk e ka një të dytë! Trajneri 61-vjeçar mban qenin si krahun e djathtë: Feston me lojtarët në fushë

Nuk e ka një të dytë! Trajneri 61-vjeçar mban qenin si krahun e djathtë: Feston me lojtarët në fushë

Shpeshherë keni dëgjuar histori nga më të ndryshmet që vijnë nga bota e futbollit, por kjo që do të lexoni tani, nuk e ka një të dytë.

Trajneri paraguaian, Carlos Jara Saguier,  ka qenin e tij si krahun e djathtë në skuadër. Megjithëse tingëllon disi jashtë normales, tekniku 61-vjeçar drejton Club 2 de Mayo, e cila million në kategorinë e dytë të Paraguait.

Qeni i tij quhet Tesapara dhe është ndihmësi më besnik i Saguier në stolin e skuadrës. Kurrë nuk largohet nga ai, “stërvitet” me futbollistët dhe qëndron në pankinën ngjitur me trajnerin. Në rast të fitores, Tesapara shihet lehtësisht në mesin e fushës duke festuar me lojtarët triumfin e arritur. Në një intervistë për “Cronica”, trajneri paraguaian ka shpjeguar edhe punën e tij përkrah qenit besnik:

“Nuk kërkon kurrë të largohet nga mua dhe sapo i mbyll derën e dhomës te shtëpia, nis të mërzitet disi. Tesapara është shumë miqësore dhe të gjithë e adhurojnë atë. Ajo më shoqëron mua në fushë, në zyrë, në korridoret e stadiumit dhe nuk do të më lërë asnjëherë. Është bërë partnere me mua në aventurën e këtij klubi.

Shpeshherë qëndron me mua në pankinë. Kur unë hyj në fushë dhe dikush më afrohet, atëherë qeni i kërcënon të tjerët duke i treguar dhëmbët. Megjithatë tashmë të gjithë e dinë”, ka thënë Saguier. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top