
Një “peshkatar” do t’i merrte vendin e titullarit në Kombëtare, tek Shqipëria nuk do të kishte më vend për Saimir Ujkani. Tifozët ishin të dashuruar marrëzisht pas një të panjohuri që De Biazi gjeti në Suedi, quhej Etrit Berisha.
Duke e parë këtë situatë, Ujkani vendosi të largohej drejt Kosovës, sepse nuk mund ta pranonte lehtësisht stolin. Që nga ajo kohë, porta te “dardanët” ka qenë një çështje e mbyllur, pavarësisht golave të shumtë të pësuar.
Por sërish jemi te trevat shqiptare dhe nuk ka sesi Ujkani ta harrojë Shqipërinë. Pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe, portieri është kthyer nga tribuna duke i përshëndetur njerëzit e pranishëm në stadium me shqiponjë. /Shqipëria.ch/