You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e harrojnë historinë me “Ferrarin” dhe garazhin, polakët tallen më transferimin e ri të Armando Sadikut

Nuk e harrojnë historinë me “Ferrarin” dhe garazhin, polakët tallen më transferimin e ri të Armando Sadikut

“Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”, do të shprehej Armando Sadiku, në kohën kur luante te Legia e Varshavës. Shumë kohë kanë kaluar që atëherë, por në çdo transferim të ri të sulmuesit shqiptar, gjithmonë e njëjta jehonë vjen nga Polonia: “Ku po shkon Ferrari”?

Sadiku do të zyrtarizohet te Trabzonspori në orët në vazhdim, kjo e ardhur si konfirmim nga mediat turke. Marrëveshja është arritur mes klubeve, ndërsa po zgjidhen edhe disa detaje të vogla. Fillimisht do të ishte gazetari dhe komentatori polak, Tomasz Cëiakala, i cili do të shkruante në “Twitter”: “Nga cikli askushi, Armando Sadiku zbarkon në Trabzonspor”.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet po aq ironike të njerëzve, të cilët nuk e kanë kursyer aspak historinë e vjetër të krahasimit që ka bërë lojtari kuqezi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top