
Taulant Seferi nuk u grumbullua nga Panuçi, sa i përket dy takimeve që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë për kualifikueset e Europianit. Por ndryshe nga më parë, ky futbollist nuk mund të luajë as për Shpresat, pasi e ka mbushur moshën dhe nuk i lejohet një gjë e tillë.
Nëse më parë keni dëgjuar për kërcënime dhe futbollistë që janë të gatshëm për të lënë Kombëtaren pasi e shohin veten si të mënjanuar, kjo gjë nuk vlen për Taulant Seferin. Futbollisti që zotërohet nga Young Boysi, vazhdon me fjalët e tij të dashurisë për Shqipërinë.
“Do të jem i gatshëm gjithmonë për ngjyrat kuqezi dhe pse nuk isha në listën e Panuçit. Gjithmonë do të pres të jemë pjesë e Kombëtares më të mirë. Falenderoj tifozët kuqezi për mesazhet e pafundme dhe pëkrahjen e tyre”, shkruan Seferi në “Facebook”. /Shqiperia.ch/