Sa shumë punoi Zvicra që Kosova atë mos antarësohej në UEFA dhe FIFA, por në fund “dardanët” nuk i ndali askush në misionin e tyre. Helvetët e dinin që në fillim historinë, nëse Kosova do të antarësohej me të drejta të plota në organizmat e futbollit, atëherë nuk do të ishin të pakët lojtarët që do i largoheshin Zvicrës në të ardhmen, ashtu siç edhe ndodhi në të vërtetë.
Për t’i treguar disi “dhëmbët” këtij rivali, kanë menduar dardanët e vegjël, që i kanë dhënë një leksion Zvicrës U-17. Takimi i sotëm ka përfunduar me rezultatin 1-0, falë golit të Zumberit. Kosova është kualifikuar më tej dhe ka lënë mbrapa edhe Zvicrën, megjithëse flitej për të njëjtën sasi pikësh, por ishte golavarazhi ai që bënte diferencën. Festa? Në fund “dardanët” e vegjël kanë festuar me shqiponjë… /Shqiperia.ch/