You are here
Home > Kombëtarja > Nuk e arriti kurrë formën fizike për Partizanin, Çani ankohet për mungesë të profesionalizmit

Nuk e arriti kurrë formën fizike për Partizanin, Çani ankohet për mungesë të profesionalizmit

Ironike apo qesharake, quajeni dhe konsiderojeni si të dëshironi. Karriera e Edgar Çanit është e tillë, me mjaft luhatje dhe pasiguri të mëdha, aqsa shumëkush nënqesh me mënyrën sesi kanë ardhur gjërat deri tashmë për sulmuesin shqiptar.

Shqiptarët gjithmonë e kanë pasur ëndërr arritjen në elitën e futbollit italian, Çani pati fatin të rritej atje, por duke e shkelmuar të mirën. Situata erdhi deri në atë pikë, aqsa Lidsi e shpalli si një transferimet më të dështuara të historisë futbollistin shqiptar. Arsyeja? Ishte totalisht jashtë forme kur shkoi te ta, duke mos e goditur portën kundërshtare për asnjë moment të vetëm në mundësitë që iu dhanë, si të ishte një mbrojtës.

Më pas sulmuesi shqiptar erdhi me bujë te Partizani. Emri ishte shumë për ekipin shqiptar, por çdo gjë nisi dhe përfundoi këtu, sepse ky lojtar nuk u pa thuajse asnjëherë në fushë për të kuqtë. E nisi mbarë vetëm duke i  shënuar gol Naftëtarit të Kuçovës në Kupën e Shqipërisë, më pas Çani duhet të luftonte për të kapur formën fizike të duhur.

E për të përmbyllur, po ky futbollist ankohet për mungesë të profesionalizmit të ekipit shqiptar. Qesharake e gjitha kjo, sepse tifozët e bëjnë diferencën në mënyrë të menjëhershme, Çani duhet t’i hedh një vështrim karrierës së tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top