You are here
Home > Futboll Bota > “Nuk duket aspak”! Portieri i Maqedonisë e bëri baltë, cirk i turpshëm dhe hije trukimi me Armeninë

“Nuk duket aspak”! Portieri i Maqedonisë e bëri baltë, cirk i turpshëm dhe hije trukimi me Armeninë

Një cirk të turpshëm ka ofruar ndeshja e “Ligës së Kombeve” e zhvilluar në ditën e djeshme, atje ku Armenia ka arritur të gjejë fitoren, duke mundur Maqedoninë me rezultatin 4-0.

Pas asaj humbje të turpshme ndaj Gjibraltarit para vetëm pak ditësh në shtëpi, me shifrat 0-1, Armenia gjen fitoren, por jo qetësinë. Arsyeja? Shumë e thjeshtë, mjafton të shikoni golat e pësuara nga kundërshtari.

Portieri Stole Dimitrevski duhet të jetë i pari që të dalë dhe të shprehet se i ka falur ato gola dhe gjithçka ishte e kurdisur, pasi do të ishte thjeshtë e pashpjegueshme sesi ato goditje mund të përfundonin në rrjetë në një rrjedhë normale.

Të paktën në dy golat e pësuar, është vetë portieri që e shtyn topin drejt rrjetës, ndërsa ndaljen e tij e ka si qëllim të fundit. “Liga e Kombeve” erdhi si formati më i ri për të dërguar ekipet e vogla në Europian, por po shërben si formati më i mirë për të fiksuar ndeshjet.

Ky është rasti i disatë në pak ditë, ndërsa më parë është përfolur edhe për ndeshjen Rumani-Serbi dhe Armeni-Gjibraltar. Thjeshtë disa skena të turpshme që nuk i nevojiten futbollit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top