
Armando Broja po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë moment fillestar të karrierës së tij, për të garantuar të ardhmen. Në ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka realizuar në fitoren e Chelseat ndaj Swanseat me shifrat 3-0.
Futbollisti kuqezi vulosi fatin e takimit, duke treguar edhe njëherë nuhatjen e madhe para portës së kundërshtarëve. Në kushte të tilla nuk do të ishte e pamundur që ftesa t’i mbërrinte nga trajneri i ri i Chelseat, Lampard.
Gjithmonë mundësia u jepet të rinjëve premtues në këtë vend, ndërsa Broja ka gjithë statistikat në mbështetje të tij. Pak ditë më parë ky sulmues do të realizonte një tjetër gol me Chelsean, pa harruar faktin se vinte nga shumë realizime në grupmoshat e Shqipërisë U-19 dhe Shqipërisë U-21 brenda një jave. /Shqiperia.ch/