
Ditët e vështira u larguan për “gjetjen” e Panuçit, Kamer Qakën. Pasi u transferua nga Poli Iashi te Steaua e Bukureshtit, këta të fundit do e largonin shqiptarin pas vetëm pak javësh, si të ishte një futbollist i pavlerë. “Nuk do të rrisë fëmijët”, ishin këto fjalët e presidentit të Steauas, drejtuar futbollistit të Shqipërisë.
Tashmë ky fëmijë është rritur sërish në pak muaj dhe konkurron me këtë ekip për vendin e parë. I rikthyer në formën e huazimit te Poli Iashi, Qaka është gjithmonë një titullar i padiskutueshëm. Në takimin e sotëm që Poli Iashi zhvilloi ndaj Dinamos së Bukureshtit, një tjetër fitore erdhi nga skuadra e Qakës, duke ia dalë në shtëpi me rezultatin 1-0. Tashmë skuadra e mesfushorit shqiptar numëron 14 pikë, vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Steauas së Bukureshtit. /Shqipëria.ch/