You are here
Home > Kombëtarja > Nuk do të jetë trajneri i Shqipërisë, Sushiç e thotë hapur: E gjitha filloi nga kafja!

Nuk do të jetë trajneri i Shqipërisë, Sushiç e thotë hapur: E gjitha filloi nga kafja!

Ndërsa jemi ende në pritje të trajnerit të ri të Shqipërisë, një tjetër alternativë është hequr. Bëhet fjalë për trajnerin e shkollës slave, Safet Sushiç. I lindur në Bosnje, nuk do të jetë ky emri që do të drejtoj Kombëtaren në të ardhmen.

Këtë e ka pohuar vetë Sushiç, që në një intervistë për “Radiosarajevo”, ka folur hapur sa i përket historisë së Shqipërisë. “Pjesa e marrjes së pankinës së Shqipërisë nga ana ime, është vetëm një histori dhe asgjë më shumë. Me drejtuesit e FSHF-së unë nuk kam pasur asnjë kontakt. E gjitha kjo filloj pasi unë flas shumë me një lojtar që ka luajtur më parë me Shqipërinë dhe pi çdo mëngjes kafe me të. Nuk mendoj se ka gjë tjetër nga kjo”, ka thënë Sushiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top